Netanyahu-amerikanëve: Lufta e Gazës është edhe e juaja

Netanyahu-amerikanëve: Lufta e Gazës është edhe e juaja

08:30, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu argumentoi gjatë një interviste me CNN të dielën se amerikanët duhet ta konsiderojnë luftën që ai shpalli kundër Hamasit “të tyren”.

“Nuk është vetëm lufta jonë, është edhe e juaja”, tha Netanyahu.

“Është një luftë qytetërimi kundër barbarizmit”, vazhdoi ai, duke paralajmëruar se nëse Hamasi nuk mposhtet nga Izraeli, do të përhapet përtej Lindjes së Mesme, në Evropë dhe SHBA: “ju do të jeni të radhës”.

Edhe një herë kryeministri i Izraelit, pavarësisht se ishte nën presion dhe kritika në rritje nga jashtë dhe brenda vendit, hodhi poshtë çdo përgjegjësi për numrin e civilëve të vrarë në Rripin e Gazës.

“Izraeli lufton në përputhje me ligjin ndërkombëtar” dhe Chahal, ushtria izraelite, “bën një punë shembullore në përpjekjen për të minimizuar viktimat civile,” këmbënguli ai.

Çdo jetë civile e humbur është një tragjedi, pranoi ai, por përsëri fajësoi Hamasin, për të cilin ai tha se i pengon civilët të largohen nga zonat e operacionit, “ndonjëherë nën kërcënimin e armëve”.

“Hamasi “hapi zjarr në zonën e sigurt dhe korridorin e sigurt që hapëm për të parandaluar largimin e njerëzve, në mënyrë që të mos lëndohen. 

Ai vendos raketa brenda shkollave dhe spitaleve, ka tunele nëntokësore nën shtretërit e fëmijëve”, ka argumentuar ai, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet t’i ofrojë mbështetje morale “të keqes”.

Të paktën 11,180 palestinezë , kryesisht civilë, duke përfshirë 4,609 fëmijë, janë vrarë në bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga shpërthimi i luftës, sipas numrit të fundit të vdekjeve nga ministria e Shëndetësisë e Hamasit, të publikuar të dielën më 7 tetor.

Nga ana izraelite, autoritetet flasin për të paktën 1200 të vdekur, kryesisht civilë, që nga dita kur lëvizja islamike palestineze sulmoi Izraelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco