Tragjike/ Po shkonte në spital për të lindur, 26-vjeçarja dhe foshnja humbin jetën në aksident

Tragjike/ Po shkonte në spital për të lindur, 26-vjeçarja dhe foshnja humbin jetën në aksident

16:23, 12/11/2023
A+ Aa A-

Një grua shtatzënë, foshnja e saj e palindur dhe nëna e saj vdiqën tragjikisht në Brazil, pas një aksidenti automobilistik. Makina me të cilën udhëtonin u nda në dy pjesë si pasojë e aksidentit.

26-vjeçarja Caroline Vieira Palmeo ishte nisur me bashkëshortin dhe nënën e saj për në qytetin e Guaiba për të lindur kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një automjet tjetër.

Nëna e 26-vjeçares, ka dhënë frymën e fundit në vendin e aksidentit, ndërsa e reja është dërguar me plagë të rënda në spital.

Mjekët konstatuan se foshnja që ajo mbante kishte vdekur dhe pak orë më vonë 26-vjeçarja, e cila kishte përjetuar më parë dy aborte të dhimbshme, humbi edhe betejën për jetën.

Burri i Caroline, i cili gjithashtu ishte në makinë me gruan dhe vjehrrën, ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Sipas mediave lokale, ai ndodhet ende në spital.

Caroline Vieira Palmeo vuante nga trombofilia, një çrregullim i koagulimit të gjakut që mund të shkaktojë komplikime serioze në shtatzëni. Kushërira e 26-vjeçares, e cila ëndërronte të bëhej nënë, shprehu dhimbjen e familjes.

“Të gjithë i thamë mirupafshim duke menduar se do të ktheheshin me një anëtar të familjes sonë dhe përfundimisht u larguan të tre”, tha gruaja, duke shpjeguar se kushërira e saj vendosi të lindte në një qytet tjetër për t’u siguruar që gjithçka do të shkonte mirë me lindjen e fëmijës, për shkak të sëmundjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco