Luani 'arratiset' nga cirku, kryetari i bashkisë thirrje qytetarëve të mbyllen brenda

Luani 'arratiset' nga cirku, kryetari i bashkisë thirrje qytetarëve të mbyllen brenda

20:48, 11/11/2023
A+ Aa A-

Një luan u arratis nga cirku ditën e sotme në Viale Mediterraneo në Ladispoli të Italisë, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Kryetari i Bashkisë paralajmëroi menjëherë qytetarët, edhe përmes rrjeteve sociale duke u bërë thirrje të qëndrojnë brenda.

"Kafsha u gjurmua menjëherë në rrjedhën e ujit ngjitur. Stafi i cirkut po kryen operacionet e kapjes, me mbështetjen e policisë që ndërhyri menjëherë në vend”, shkroi Alessandro Grando.

Pikat e kontrollit, një helikopter policie dhe shumë forca të zjarrfikëses dhe policisë janë parë rreth zonës.

Veterinerët kanë ndërhyrë dhe e kanë vënë në gjumë pasi e kanë qëlluar me një plumb anestezik. Më pas, u vendos në një barelë dhe u imobilizua me rripa përpara se të kthehej në kafaz.

Po vijojnë hetimet për të kuptuar nëse luani kujdeset në përputhje me rregullat për mbrojtjen e kafshëve, nëse dokumentet e pronësisë janë në rregull dhe gjithashtu nëse janë ndjekur masat e sigurisë për të shmangur “arratitë” nga përgjegjësit e cirkut.

https://roma.corriere.it/notizie/cronaca/23_novembre_11/panico-a-ladispoli-il-leone-fugge-dal-circo-e-si-nasconde-in-un-canneto-l-allarme-del-sindaco-non-uscite-di-casa-la-belva-e-stata-ritrovata-916efee2-6f4f-4bd5-9e47-683cec441xlk.shtml

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco