Irani: Ushtria izraelite të cilësohet organizatë terroriste

Irani: Ushtria izraelite të cilësohet organizatë terroriste

17:44, 11/11/2023
A+ Aa A-

Në vizitën e tij të parë në Riad që kur Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord për të rivendosur lidhjet në mars, presidenti iranian Ebrahim Raisi u kërkoi vendeve që kanë lidhje me Izraelin t’i ndërpresin ato dhe bëri thirrje për mbështetje më të madhe për palestinezët.

“Qeveritë islame duhet ta caktojnë ushtrinë e regjimit okupues dhe agresor si organizatë terroriste”, tha Raisi, shkruan Al Jazeera.

Ai bëri thirrje për “prerje të çdo lloj marrëdhënie politike apo ekonomike me regjimin sionist”. Zbatimi i një “bojkoti tregtar kundër regjimit sionist, veçanërisht në fushën e energjisë, duhet të jetë prioritet”, shtoi ai.

Presidenti iranian sulmoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen financiare dhe ushtarake për Izraelin.

“Si makina luftarake e regjimit sionist dhe karburanti i tij i përkasin amerikanëve”, deklaroi ai, duke shtuar se “pa dyshim, qeveria amerikane është komandanti dhe bashkëpunëtori kryesor i këtij krimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco