Aksidentohet ministri kroat i Mbrojtjes, raportohet për viktima

Aksidentohet ministri kroat i Mbrojtjes, raportohet për viktima

16:13, 11/11/2023
A+ Aa A-

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic është përfshirë në një aksident mëngjesin e së shtunës në dalje nga Vinkovci me pasojë një të vdekur, raportojnë mediat vendase. Automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.

Zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliç ka konfirmuar aksidentin dhe ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të Banozic. “Ministri ka lëndime të rënda, sipas vlerësimeve të para, jeta e tij është jashtë rrezikut”, tha ai. Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka lëndime në kokë, në gjoks dhe ka thyer këmbën.

Banoziç udhëtonte vetëm me makinë dhe po drejtonte fuoristradën e tij personale. Sipas asaj që kanë raportuar mediat kroate, dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur ministri ka parakaluar një kamion në rrugë dhe është përplasur kokë me kokë me automjetin tjetër që po vinte përballë.

“Sot në mëngjes në ora 06:15 është marrë njoftim për një aksident trafiku në rrugën shtetërore DC-55 në dalje nga Vinkovci në drejtim të Zhupanjës, në të cilin janë përfshirë një furgon dhe një veturë tjetër. Në komunikacion ka humbur jetën drejtuesi i furgonit. aksident, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër (zyrtar shtetëror), për shkak të lëndimeve të marra është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci”, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco