Arrestohen kundër-protestuesit e marshit pro-palestinez në Londër

Arrestohen kundër-protestuesit e marshit pro-palestinez në Londër

14:15, 11/11/2023
A+ Aa A-

Policia Metropolitane e Londrës po përballet me një situatë të vështirë, pasi një demonstratë e madhe pro-palestineze përkon me Ditën e Armëpushimit.

Gazetari i BBC, Thomas Mackintosh thotë se marshimi pro-palestinez ka nisur në mënyrë paqësore pranë Hyde Park.

Por diku tjetër në qendër të qytetit, Policia Metropolitane tha se ka arrestuar "një grup të madh kundër-protestues" që besohet se janë përfshirë në trazira.

Policia është zotuar të ndjekë ngatërrestarët "të përdorë të gjitha fuqitë dhe taktikat që ka në dispozicion" për të parandaluar çdo ndërprerje të demonstrimit pro-palestinez.​

 

Foto nga marshimi paqesor:

Marshimi

Nën zhurmën e një helikopteri policie dhe jehonën e thirrjeve nga megafonët, marshimi pro-palestinez në Londër filloi paqesisht.

Në të shihen shumë grupe që po marrin pjesë - duke përfshirë Koalicionin Stop Luftës, Fushata e Solidaritetit të Palestinës, Shoqata Myslimane e Britanisë dhe Fushata për Çarmatimin Bërthamor. Policia britanike ka mbyllur një korsi të Park Lane duke lejuar protestuesit të filtrohen ngadalë drejt Wellington Arch. Ata brohorasin "Armëpushim, tani".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco