Vritet gjatë bombardimit ajror komandanti i Hamasit

Vritet gjatë bombardimit ajror komandanti i Hamasit

12:34, 11/11/2023
A+ Aa A-

Komandanti rajonal i Hamasit, Ahmed Tsiam është vrarë gjatë një bombardimi ajror, sipas Forcave Ajrore izraelite.

Ushtria izraelite pretendon se Tsiam mbante peng rreth një mijë banorë të Rripit të Gazës në spitalin “Radisi” dhe i pengoi ata të evakuoheshin në jug.

Njoftimi i izraelitëve vjen si “konfirmim” i pretendimeve të tyre se Hamasi po përdor spitalet si qendra operacionale.

Sulmi ushtarak i Izraelit në Gaza, që erdhi si kundërpërgjigje e sulmit të Hamasit më 7 Tetor ka vrarë 11,078 njerëz, kryesisht civilë, dhe ka plagosur më shumë se 27,490 njerëz, sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco