Në qendër të Madridit, qëllohet me armë në fytyrë ish-kryetari i Partisë Popullore në Katalonjë

Në qendër të Madridit, qëllohet me armë në fytyrë ish-kryetari i Partisë Popullore në Katalonjë

17:53, 09/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kreu i partisë popullore të Spanjës u qëllua me armë zjarri sot në Madrid. Alejo Vidal-Quadras, i cili është gjithashtu një nga bashkëthemeluesit e Vox, u qëllua në zonën Salamanca në qendër të Madridit rreth orës 13:30 dhe u dërgua në spital.

El País raportoi se Vidal-Quadras është në një gjendje të qëndrueshme në spitalin Gregorio Marañon të kryeqytetit spanjoll dhe po trajtohej për një plagë me armë zjarri në fytyrë.

Sipas El País, hetimet fillestare tregojnë se dy persona me një motoçikletë të zezë Yamaha janë gjithashtu të përfshirë në të shtënat. Personi i armatosur, i cili mbante një helmetë, u hodh mbi biçikletë pasi shkarkoi armën e tij, dhe më pas u largua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco