Presidenti egjiptian refuzon propozimin e CIA-s për kontrollin e përkohshëm të Gazës

Presidenti egjiptian refuzon propozimin e CIA-s për kontrollin e përkohshëm të Gazës

09:35, 09/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi  ka refuzuar një propozim të SHBA-së që Egjipti të marrë përsipër sigurinë në Rripin e Gazës pasi grupi militant palestinez Hamasi të mposhtet nga Izraeli, derisa kontrolli t’i kalojë Autoritetit Palestinez.

Al-Sisi dhe shefi i inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamal u takuan me drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns në Kajro dhe diskutuan propozimin e SHBA-së, raportoi ËSJ, duke cituar zyrtarë të lartë egjiptianë.

“Presidenti egjiptian tha se qeveria e tij nuk do të ndihmojë në eliminimin e Hamasit, pasi i duhet grupi militant për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë përgjatë kufirit të vendit me Rripin e Gazës,” thanë zyrtarët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një intervistë për ABC Neës që u transmetua të hënën se Izraeli mund të rimarrë përgjegjësinë për sigurinë në Gaza “për një periudhë të pacaktuar kohe”.

“Unë mendoj se Izraeli do të ketë, për një periudhë të pacaktuar kohe, përgjegjësinë për sigurinë në Gaza, sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur ne nuk e kemi atë.

Kur ne nuk marrim përgjegjësinë, ajo që shohim është shpërthimi i terrorizmit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinojmë”.

SHBA hodhi poshtë propozimin e kryeministrit izraelit dhe ministri i Jashtëm Anthony Blinken tha të mërkurën se Izraeli nuk duhet të ripushtojë Gazën, por mund të ketë një periudhë tranzicioni pas përfundimit të konfliktit me Hamasin.

“Është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën. Tani realiteti është se mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit, por është e domosdoshme që populli palestinez të luajë një rol qendror në qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor”, vuri në dukje Sekretari amerikan i Shtetit.

“Ne jemi shumë të qartë për ripushtimin, ashtu siç jemi shumë të qartë se nuk do të ketë zhvendosje të popullsisë palestineze”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco