Amazon, ekip të posaçëm për trajnimin e modelit ambicioz të Inteligjencës Artificiale “Olimpus”

Amazon, ekip të posaçëm për trajnimin e modelit ambicioz të Inteligjencës Artificiale “Olimpus”

21:53, 08/11/2023
A+ Aa A-

Amazon po investon miliona në trajnimin e një modeli gjuhësor ambicioz të përmasave të mëdha, me shpresën se mund të konkurrojë me modelet e famshme të OpenAi dhe Alphabet, deklaruan dy persona që kanë dijeni për çështjen.

Modeli, i koduar si “Olympus”, ka 2 trilionë parametra, gjë që mund ta bëjë një nga modelet më të mëdha që po trajnohet

Modeli GPT-4 i OpenAI, një nga modelet më të mira në dispozicion, raportohet të ketë 1 trilion parametra.

Dy personat folën në kushte anonimiteti, sepse detajet e projektit nuk janë ende publike.

Amazon refuzoi të komentojë. The Information publikoi të martën emrin e projektit.

Ekipi drejtohet nga Rohit Prasad, ish-përgjegjës i Alexa, i cili tani raporton drejtpërdrejt tek CEO, Andy Jassy.

Në cilësinë e përgjegjësit shkencor të Inteligjencës Artificiale të Përgjithshme të Amazon (Artificial General Intelligence – AGI), Prasad ka bërë bashkë kërkues që punonin për Alexa AI dhe ekipin shkencor të Amazon për të punuar mbi trajnimin e modeleve, duke bashkuar përpjekjet në lidhje me IA në të gjithë kompaninë me burime të posaçme.

Deri më tani, Amazon ka trajnuar modele më të vogla si Titan. Po ashtu ka bashkëpunuar me startup të modeleve të IA si Anthropic dhe AI21 Labs, duke ua ofruar ato përdoruesve të Amazon Web Services (AWS).

Amazon mendon se prania e modeleve të zhvilluara nga vetë kompania mund ta bëjë më tërheqëse ofertën e saj AWS, ku klientët e sipërmarrjeve duan që të kenë modele me parametrat më të mirë – deklaruan personat që kanë dijeni mbi çështjen, duke shtuar se nuk ka një datë se kur mund të prezantohet modeli i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco