Ushtria izraelite: Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore

Ushtria izraelite: Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore

20:40, 08/11/2023
A+ Aa A-

Sipas SHBA-së, kalimi kufitar Rafah në Gaza është mbyllur për shkak të një “rrethane sigurie” të paspecifikuar.

 Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se SHBA pret që kalimi të rihapet në “intervale të rregullta” në mënyrë që ndihmat të mund të hyjnë dhe shtetasit e huaj të mund të largohen.

Nga ana tjetër, zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore.

IDF shprehet se forcat e saj tokësore e ndanë Gazën në dy pjesë, duke deklaruar se tani ka Gaza veriore dhe jugore.

Ushtria izraelite  urdhëroi civilët në veri të vijës Wadi Gaza që të evakuoheshin në jug të saj.

“Ne pamë 50,000 gazanë që lëvizën nga Rripi verior i Gazës në jug. Ata po lëvizin sepse e kuptojnë se Hamasi ka humbur kontrollin në veri,” tha kundëradmirali Daniel Hagari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco