Von der Leyen njofton: BE do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro

Von der Leyen njofton: BE do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro

12:44, 06/11/2023
A+ Aa A-

BE do të rrisë ndihmat humanitare për Gazën me 25 milionë euro, sipas një njoftimi të presidentës së Komisionit Ursula von der Leyen.

“Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët që mund të jenë në rrezik.

Sot po ju njoftoj se do të rrisim më tej ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro të tjera”, tha von der Leyen, duke vënë në dukje se ndihma totale humanitare e BE-së për Gazën do të arrijë në 100 milionë euro.

Presidentja e Komisionit përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar dhe humanitar. Në të njëjtën kohë, ajo tha se BE-ja ka kredibilitetin për të paraqitur ide për një zgjidhje politike të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Duke folur për Ukrainën, von der Leyen tha se duhet të sigurohet një “forcë e qëndrueshme ushtarake” e aftë për të mbrojtur vendin dhe shtoi se “mënyra më e mirë për t’i dhënë Ukrainës stabilitet dhe prosperitet në afat të mesëm dhe afatgjatë është anëtarësimi në BE”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco