Papa Françesku: Nuk jam mirë, nuk do ta lexoj fjalimin tim

Papa Françesku: Nuk jam mirë, nuk do ta lexoj fjalimin tim

12:26, 06/11/2023
A+ Aa A-
Gjatë një takimi me një delegacion të rabinëve europianë, ai nuk e lexoi njoftimin që kishte përgatitur, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët:
 
“Faleminderit për këtë vizitë që më pëlqen shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t'jua jap në dorë”, tha Papa.
 
Në fjalimin që kishte përgatitur të mbante para rabinëve evropianë Papa thotë se drejtësia e dialogu janë mjetet e duhura për të ndërtuar paqen dhe jo armët.
 
Ai dënoi edhe përhapjen e demonstratave antisemite, duke i quajtur shqetësuese. Herën e fundit që Papa Françesku kishte shfaqur probleme shëndetësore ishte pranvera e këtij viti kur ai u shtrua në spitalin e Romës për bronkit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco