FBI bastis shtëpinë e kryeorganizatores së mbledhjes së fondeve të kreut të bashkisë New York-ut, dyshohet për afera me qeverinë turke

FBI bastis shtëpinë e kryeorganizatores së mbledhjes së fondeve të kreut të bashkisë New York-ut, dyshohet për afera me qeverinë turke

10:24, 06/11/2023
A+ Aa A-

FBI-ja bastis shtëpinë kryeorganizatores për mbledhjen e fondeve për kryebashkiakun e Nju Jorkut, Adams, për një skemë ryshfetesh që përfshijnë qeverinë turke.

Agjentët federalë bastisën shtëpinë e Brianna Suggs në Bruklin, pasi po hetojnë një skemë të supozuar ryshfetesh me qeverinë turke dhe një kompani ndërtimi vendase të lidhur me fushatën e vitit 2021 të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams. Suggs, konsulente dhe lobiste e fushatës, nuk është e akuzuar akoma, por FBI-ja po heton dhurim të mundshëm të paligjshëm dhe transferta të paligjshme parash. Pas mandatit të kontrollit u zbulua që agjentët po kërkonin të dhëna financiare, pajisje elektronike dhe prova për marrëveshje të fshehta mes drejtuesve të fushatës dhe kompanisë së ndërtimit, si dhe zyrtarëve turq.

Adamsi, i cili doli papritur nga një takim në Shtëpinë e Bardhë pasi dëgjoi për bastisjen, theksoi përkushtimin e tij ndaj standardeve etike, duke pohuar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet. Suggs, e lidhur ngushtë me këshilltaren e Adamsit, Ingrid Lewis-Martin, ka qenë një figurë kyçe në fushatë, duke fituar mbi 150,000 dollarë që nga viti 2021. Megjithatë, veprimi i FBI-së sugjeron një hetim potencialisht serioz, duke ngritur shqetësime mes organizmave të kontrollit të qeverisë për konflikte të mundshme interesi dhe pagesa ryshfetesh.

Ndonëse Adamsi është i sigurt që fushata e tij ka qenë brenda çdo kornize ligjore, hetimi i Suggs ngre një tjetër polemikë në rrethin e tij, pas përfshirjes së supozuar të ish-drejtorit të departamentit të urbanistikës Eric Ulrich në një skemë ryshfetesh. Mes situatës së krijuar, kundërshtarët politikë të Adamsit kanë shfrytëzuar rastin për ta kritikuar atë. Pavarësisht pasigurisë rreth hetimit, bastisja sinjalizon seriozitetin e situatës dhe pasojat e mundshme për kryebashkiakun dhe administratën e tij./New York Post- Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco