Jordania e vendosur për të ndihmuar Gazën, hedh nga ajri ndihma

Jordania e vendosur për të ndihmuar Gazën, hedh nga ajri ndihma

08:44, 06/11/2023
A+ Aa A-

Një aeroplan jordanez ka hedhur nga ajri pajisje mjekësore jetike dhe ushqim në një spital fushor në Rripin e rrethuar të Gazës të dielën gjatë mbrëmjes, rreth dy javë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Lajmi u konfirmua të hënën në mëngjes nga vetë Izraeli dhe Jordania, shkruan REL.

Ushtria e Izraelit tha të hënën se u “koordinua” me Jordaninë që ajo ta furnizojë nga ajri një spital fushor në Rripin e Gazës.

“Gjatë natës, në koordinim me IDF-në [Forcat Mbrojtëse të Izraelit), një aeroplan jordanez hodhi nga ajri pajisje mjekësore dhe ushqim në Spitalin Jordanez në Rripin e Gazës”, tha Ushtria e Izraelit në një komunikatë.

Sipas saj, pajisjet mjekësore do të përdoren nga stafi mjekësor për pacientët.

Ndërkohë, mbreti i Jordanisë, Abudallah II, tha të hënën në mëngjes se vendi i tij dërgoi gjatë natës “ndihma urgjente mjekësore” në spitalin fushor.

“Është detyra jonë t’u ndihmojmë vëllezërve dhe motrave tona të lënduar në luftën e Gazës. Ne do të jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë palestinezë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco