PAMJE TE RENDA/ Gazetari i njohur qëllohet për vdekje gjatë transmetimit live në Filipine

14:26, 05/11/2023
A+ Aa A-

Një gazetar i njohur në Filipine u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të emisionit të tij.

Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Filipineve [NUJP] tha në një deklaratë se gazetari 57-vjeçar i radios Juan Jumalon - i njohur profesionalisht si DJ Johnny Walker - u qëllua për vdekje në Misamis Occidental më 5 nëntor.

Ai punote për stacionin radiofonik Gold FM 94.7 në Filipine.

Mediat lokale thanë se sulmi nga persona të armatosur të paidentifikuar u dha gjatë transmetimin të drejtpërdrejtë të radiostacionit në Facebook .

Raporti fillestar i policisë zbuloi se dy të dyshuar  kanë hyrë në shtëpinë ku ndodhet radiostacioni i viktimës dhe ka qëlluar viktimën. 

Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ferdinand Marcos Jr, presidenti i Filipineve, dënoi vrasjen dhe urdhëroi një hetim.

“Sulmet ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen në demokracinë tonë dhe ata që kërcënojnë lirinë e shtypit do të përballen me pasojat e plota të veprimeve të tyre”, shkroi Marcos Jr në X, dikur Twitter.

 Ai u qëllua për vdekje brenda shtëpisë së tij në Calamba, e cila shërbente edhe si zyra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco