Turneu diplomatik në Lindjen e Mesme, Blinken takohet me presidentin e Qipros

Turneu diplomatik në Lindjen e Mesme, Blinken takohet me presidentin e Qipros

14:08, 05/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken , bëri një ndalesë urgjente në Qipro gjatë udhëtimit të tij nga Izraeli në Turqi.

Avioni i zotit Blinken u ul në orën 14:00 me orën lokale në aeroportin e Larnakës, ku masat e sigurisë ishin drakoniane. 

Z. Blinken u takua me presidentin qipriot, Nikos Christodoulidis, ku diskutuan situatën në Gaza dhe propozimin e Qipros për të krijuar një korridor ndihme detare për Gazën. Takimi u mbajt i fshehtë për arsye sigurie.

 

Përfaqësuesi i shtypit i presidencës qipriote, Konstantinos Letymiotis,  shkroi X:

"U zhvillua një takim midis Presidentit të Qipros dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken, në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një korridor të posaçëm detar njëkahësh për rrjedhjen  e vazhdueshme të ndihmave humanitare nga Qipro për civilët në Gaza”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco