SHBA/ Lufta që Izraeli po zhvillon në Gaza përçan Partinë Demokratike

SHBA/ Lufta që Izraeli po zhvillon në Gaza përçan Partinë Demokratike

10:57, 05/11/2023
A+ Aa A-

Lufta që Izraeli po zhvillon në Rripin e Gazës, ku deri më tani janë vrarë mbi 9000 civilë ka përçarë Partinë Demokratike në SHBA. 

58 demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit kanë publikuar një letër ku i kërkojnë Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken që ta shtyjë Izraelin të bëjë më shumë për të parandaluar viktimat civile dhe për të ofruar më shumë ndihmë për rajonin e rrethuar.

" Ndërsa ne besojmë fort në të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne jemi seriozisht të shqetësuar për operacionin dhe sjelljen ushtarake të Izraelit, i cili ka dështuar të kufizojë dëmin ndaj joluftëtarëve dhe popullatave të pambrojtura," thuhej në letër.

Ro Khanna, një demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të Kalifornisë, tha në një intervistë me CNN se ekziston një ndjenjë në rritje midis demokratëve se bombardimet ndaj civilëve të pafajshëm duhet të ndalen menjëherë.

“Ne nuk bombarduam civilët pakistanezë kur shkuam pas Osama Bin Ladenit”, tha Khanna.

Kohët e fundit, më shumë se 400 persona staf nga Kongresi amerikan nënshkruan në mënyrë anonime një letër të hapur duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe u zbulua se zyrtarët e Departamentit të Shtetit kishin përgatitur një dokument të brendshëm që kritikonte qasjen e administratës së presidentit, Joe Biden ndaj luftës së Izraelit në Gaza . 

Pak ditë më parë Drejtori i Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit, Josh Paul dha dorëheqjen. 

Zyrtari njoftoi dorëheqjen e tij me një letrën e publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale ku përmendi si arsye të dorëheqjes së tij  "mosmarrëveshje në lidhje me vazhdimin e ndihmës tonë vdekjeprurëse për Izraelin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco