Qeveria e Hamasit: 45 të vrarë nga bombardimet në kampin e refugjatëve Maghazi

Qeveria e Hamasit: 45 të vrarë nga bombardimet në kampin e refugjatëve Maghazi

10:34, 05/11/2023
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga bombardimet e kampit të refugjatëve Maghazi mbrëmjen e djeshme, është rritur në 45, sipas të dhënave të fundit nga një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi, ndërsa rreth 100 të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i ministrisë Ashraf Al-Kudra fillimisht kishte folur për "më shumë se 30 të vrarë" të cilët u dërguan në spital "pas masakrës në kampin Maghazi". 

Sipas zëdhënësit, shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra, ndërsa shtëpitë ishin objekt i menjëhershëm.

Fotoreporteri i Agjencisë Turke Anadolu , Muhammad Alalul, shtëpia e të cilit u shemb pjesërisht, i tha AFP se katër fëmijët e tij – Ahmed, Kais, Rahaf dhe Kenan – si dhe katër nga vëllezërit e motrat e tij u vranë në bombardim.

Salama Marouf, kreu i zyrës së shtypit të qeverisë së Hamasit, i tha Reuters më parë se sulmi izraelit në Maghazi kishte vrarë të paktën 38 palestinezë dhe plagosën 100 të tjerë. 

Ndërsa Agjencia Palestineze e Lajmeve kishte raportuar më parë se numrin i të vdekurve nga sulmi në këtë kamp ishte 51.

Marouf tha se numri i të zhdukurve mbetet i papërcaktuar ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen t'i lokalizojnë nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. 

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza thanë dje se më shumë se 9,488 palestinezë janë vrarë në luftën që shpërtheu kur Hamasi filloi një sulm të befasishëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1,400 njerëz dhe duke marrë më shumë se 240 pengje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco