Deklarata skandaloze e ministrit izraelit: Hedhja e armëve bërthamore në Gaza është një opsion

Deklarata skandaloze e ministrit izraelit: Hedhja e armëve bërthamore në Gaza është një opsion

09:55, 05/11/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i opozitës izraelite ka bërë thirrje për shkarkimin e një ministri që tha se hedhja e një arme bërthamore në Gaza është një nga opsionet e ushtrisë.

Sipas 'The Times of Israel', ministri i trashëgimisë së ekstremit të djathtë Amichai Eliyahu tha se "kjo është një nga mundësitë" kur u pyet nëse a duhet të hidhet një armë bërthamore në rajon.

Duke deklaruar se pjesa veriore e Rripit të Gazës nuk ka të drejtë të ekzistojë, ministri izraelit tha se askush që mban flamurin palestinez apo të Hamasit nuk duhet të vazhdojë të jetojë në tokë.

Si Ministër i Trashëgimisë Kulturore, Eliyahu nuk është pjesë e kabinetit të sigurisë i përfshirë në proceset vendimmarrëse të kohës së luftës.

Ai u përpoq ta kthente më vonë komentin, duke thënë se ishte "metaforik".

Yair Lapid, kreu i opozitës në Izrael, e quajti komentin një "deklaratë tronditëse dhe të çmendur të një ministri të papërgjegjshëm". 

"Kryeministri Netanyahu duhet ta shkarkojë atë këtë mëngjes," tha ai në një deklaratë të postuar për X.

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një postim në X se fjalët e ministrit "nuk bazoheshin në realitet". 

'Deklaratat e ministrit Amihai Eliyahu nuk bazohen në realitet. Izraeli dhe Forcat e Mbrotjes po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Kështu do të vazhdojmë deri në fitoren tonë.' shkroi Netanyahu në postimin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco