Ushtria izraelite: Kemi sulmuar mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i luiftës në Gazë

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i luiftës në Gazë

09:12, 05/11/2023
A+ Aa A-

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë njoftuar se forcat tokësore, ajrore dhe ato detare kanë sulmuar mbi 2500 objektiva të militantëve të Hamasit, që nga fillimi i konfliktit në Gazë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e ushtrisë izraelitë se trupat e tyre me aeroplanë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Hamasit, për të cilin pretendojnë se përmbante ‘qendër komanduese dhe pika vrojtimi’.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me ‘eliminimin e terroristëve’. Në anën tjetër akoma mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, por nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 30 persona janë vrarë në sulmet ajrore të izraelitëve në kampin e refugjatëve.

E izraelitët kanë bërë të ditur se po hetojnë nëse trupat e tyre në atë kohë po operonin në atë zonë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar ae mbi 9.400 persona janë vrarë nga 7 tetori, kur izraelitët filluan bombardimet në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite, ku si pasojë humbën jetën 1.400 persona dhe 240 tjerë u morën peng.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco