SHBA kundër armëpushimit të plotë në Gazë, mbështet pauzat humanitare

SHBA kundër armëpushimit të plotë në Gazë, mbështet pauzat humanitare

09:07, 05/11/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i konfliktit në Gazë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë njoftuar se forcat tokësore, ajrore dhe ato detare kanë sulmuar mbi 2500 objektiva të militantëve të Hamasit, që nga fillimi i konfliktit në Gazë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e ushtrisë izraelitë se trupat e tyre me aeroplanë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Hamasit, për të cilin pretendojnë se përmbante ‘qendër komanduese dhe pika vrojtimi’, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me ‘eliminimin e terroristëve’. Në anën tjetër akoma mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, por nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 30 persona janë vrarë në sulmet ajrore të izraelitëve në kampin e refugjatëve.

E izraelitët kanë bërë të ditur se po hetojnë nëse trupat e tyre në atë kohë po operonin në atë zonë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar ae mbi 9.400 persona janë vrarë nga 7 tetori, kur izraelitët filluan bombardimet në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite, ku si pasojë humbën jetën 1.400 persona dhe 240 tjerë u morën peng. /VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco