7 viktima dhe 300 milionë euro dëme, Italia gjunjëzohet nga moti i keq

7 viktima dhe 300 milionë euro dëme, Italia gjunjëzohet nga moti i keq

08:37, 05/11/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar në 7 bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë prej të paktën dy ditësh.

Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.

Gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, teksa deri në këto moment numri i të larguarve nga banesat e tyre është më shumë se 1200.

Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shton se shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.

Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.

Mbrojtja Civile dhe ushtria janë në gatishmëri ndërsa telefonatat për asistencë kanë qenë të panumërta në shumë zona. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco