Presidenti turk: Gaza duhet të jetë pjesë e shtetit sovran palestinez të pasluftës

Presidenti turk: Gaza duhet të jetë pjesë e shtetit sovran palestinez të pasluftës

12:21, 04/11/2023
A+ Aa A-

Rexhep Tayyip Erdogan tha se Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez sovran kur të përfundojë konflikti.

Ai tha gjithashtu se Ankaraja nuk do të mbështesë operacionet "që fshijnë gradualisht palestinezët nga historia".

Presidenti turk po fliste me gazetarët në një fluturim kthimi nga Kazakistani. 

Edogan u tha gazetarëve gjithashtu  se shefi i tij i inteligjencës ishte në kontakt me autoritetet në Gaza dhe Izrael, si dhe me grupin militant Hamas.

Media turke Haberturk shkroi se Erdogan tha se kishte hequr dorë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si homolog - por se Turqia nuk do t'i ndërpresë lidhjet me Izraelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco