Goditet nga ajri Instituti francez dhe zyra e AFP në Gaza

Goditet nga ajri Instituti francez dhe zyra e AFP në Gaza

17:55, 03/11/2023
A+ Aa A-

 

Instituti Francez në Gaza u godit nga një sulm ajror izraelit, por nuk u raportua për të lënduar në mesin e stafit, tha të premten Ministria e Jashtme franceze. Ministria shtoi në një deklaratë se u kishte kërkuar autoriteteve izraelite më shumë informacion në lidhje me goditjen ndaj Institutit.

Sipas Reuters, në një deklaratë të veçantë, ministria shprehu gjithashtu “shqetësime shumë të forta” për numrin e viktimave civile në Gaza.

AFP tha se zyra e saj në Gaza u bombardua nga ushtria izraelite dhe u dëmtua rëndë nga një sulm dje. Asnjë nga anëtarët e stafit të AFP-së në Gaza nuk ishte në zyrë dhe të gjithë u evakuuan në jug të Gazës më 13 tetor, shtoi ai. “AFP dënon në termat më të ashpër këtë sulm ndaj zyrës së saj në qytetin e Gazës”, tha agjencia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco