SHBA: Hezbollahu nuk duhet të përfitojë nga konflikti Izrael-Hamas

SHBA: Hezbollahu nuk duhet të përfitojë nga konflikti Izrael-Hamas

17:33, 03/11/2023
A+ Aa A-

SHBA paralajmëroi Hezbollahun që të mos përpiqet të përfitojnë nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit. Një përfaqësues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë foli menjëherë pas fjalimit të liderit të organizatës libaneze.

“SHBA nuk dëshiron të shohë zgjerimin e konfliktit në Liban,” tha zëdhënësi.

Gjithashtu edhe Anthony Blinken foli nga Tel Avivi, ku udhëtoi për herë të dytë pas sulmit të befasishëm nga Hamasi.

“Për sa i përket Libanit, për Hezbollahun, për Iranin, ne ishim shumë të qartë që në fillim, se jemi të vendosur të mos lejojmë hapjen e një fronti të dytë apo të tretë në këtë konflikt lufte,” tha ai.                                                                                             

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco