Blinken shkoi me një mesazh - dhe Izraeli e kishte gati përgjigjen

Blinken shkoi me një mesazh - dhe Izraeli e kishte gati përgjigjen

14:53, 03/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken erdhi në Tel Aviv për t'u thënë udhëheqësve izraelitë se duhej të bënin më shumë për të minimizuar viktimat civile në Gaza – dhe udhëheqësit izraelitë e kishin gati një përgjigje, shkruan BBC.

Duke qëndruar para kamerave të shtypit në shtëpinë historike të babait themelues izraelit David Ben-Gurion, Presidenti Isaac Herzog i shtrëngoi dorën Blinken dhe ngriti fletushkën që ai tha se bënte paralajmërimin për palestinezët në Gaza që ata ishin në një zonë që ishte në shënjestër të një sulmi të afërt izraelit.

“Strehimoret në Gazën veriore dhe në rrethin e Gazës nuk janë të sigurta”, thuhej në fletushkë. “Hamasi dhe organizatat terroriste veprojnë nga brenda strehimoreve, spitaleve dhe shkollave në këtë zonë. Prandaj, prania juaj në këtë nuk është e sigurt!”

Blinken u përgjigj duke përsëritur se ndërsa Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje, "ka rëndësi sesi Izraeli e bën këtë".

Ndërsa dy zyrtarët flisnin, protestuesit mund të dëgjoheshin duke bërtitur në një altoparlant nga një rrugë aty pranë - familje të izraelitëve që ishin marrë peng në Gaza. Ishte një kujtesë e ashpër e humbjeve njerëzore që kishte shkaktuar konflikti si edhe e zemërimit që po zien në mesin e disa njerëzve në popullatën izraelite.

"Zemra jonë është me ta," tha Herzog.

Sekretari amerikan i Shtetit e ka kaluar pjesën më të madhe të ditës duke u takuar me kabinetin izraelit të luftës – një mbledhje në mëngjes me dyer të mbyllura që ishte planifikuar vetëm për një orë, por kishte zgjatur deri në pasdite./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco