Blinken në Izrael: Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rikthyer pengjet Antony Blinken dhe Isaac Herzog flasin për shtypin në Tel Aviv

Blinken në Izrael: Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rikthyer pengjet

14:47, 03/11/2023
A+ Aa A-

Në komentet e tij pak minuta më parë nga Tel Avivi, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken tha gjithashtu se ata po mendonin për "çdo moment të pengjeve tona".

"janë kaq shumë, si izraelitë, amerikanë, shtetas të tjerë - dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i kthyer ata të sigurt për të qenë me familjet dhe të dashurit e tyre," shtoi Blinken.

Mënyra se si Izraeli mbrohet ka rëndësi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli sot në mesditë përkrah presidentit izraelit Herzog. Kryediplomati tha se këto ishin "ditë të vështira", por ishte mirë të kthehesha në Izrael për të treguar solidaritet me vendin, njofton BBC.

"Ne qëndrojmë fuqishëm me Izraelin... ai ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten dhe për të siguruar që ngjarjet e 7 tetorit të mos përsëriten kurrë," u tha Blinken gazetarëve.

Ai tha se, në të njëjtën kohë, "se ka rëndësi sesi Izraeli e bën këtë" dhe ishte e rëndësishme që gjithçka të bëhej për të mbrojtur civilët "të kapur në shkëmbimin e zjarrit me Hamasin".

Ai tha gjithashtu se ndihma duhej të arrinte tek ata që kanë nevojë dëshpërimisht për të në Gaza, duke shtuar se të dy vendet kishin një vendosmëri të përbashkët për të punuar për këtë së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco