VIDEO/ Gazetarja spanjolle heroinë e punës, lufton me erërat e fuqishme për të raportiuar

VIDEO/ Gazetarja spanjolle heroinë e punës, lufton me erërat e fuqishme për të raportiuar

13:05, 03/11/2023
A+ Aa A-

Një video e reporteres spanjolle Paula Filgueras, e cila raportoi së fundmi nga Galicia, Spanjë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Ajo po raportonte gjatë një stuhie të fortë dhe duke gjykuar nga videoja, gazetarja mezi qëndronte në këmbë, ndërkohë që po frynin erëra të forta.

Në të njëjtën kohë, ajo po luftonte kundër erës me mikrofonin në njërën dorë dhe një ombrellë në tjetrën.

Deti mund të shihet shumë i trazuar, dallgët ndërkaq arrijnë një lartësi deri në nëntë metra.

Gazetarja mori vlerësime të shumta në rrjetet sociale nga teleshikuesit të cilët i shkruanin se është shumë e guximshme dhe e përkushtuar ndaj punës së saj.

Ndryshe, një stuhi e fuqishme ka goditur Evropën perëndimore me erëra të forta deri në 200 kilometra në orë. Deri më tani në këtë pjesë të Evropës kanë humbur jetën deri më tani 12 persona nga rrethanat e ndryshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco