‘Jemi në kulmin e betejës’/ Netanyahu: Ushtria izraelite ndodhet në Gaza, do të fitojmë!

‘Jemi në kulmin e betejës’/ Netanyahu: Ushtria izraelite ndodhet në Gaza, do të fitojmë!

17:10, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se trupat izraelite janë vendosur në Gaza dhe se ndodhen në ‘kulmin’ e betejës.

“Jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksese mbresëlënëse. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të ecim përpara, do të avancojmë dhe do të fitojmë. Këtë do ta arrijmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë”, tha Netanyahu.

Ushtrisë izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve.

Izraeli urdhëroi më shumë se një milion njerëz në veri të territorit, ku ndodhet qyteti i Gazës, të evakuohen në jug përpara ofensivës tokësore. Megjithatë vetëm në spitale, 117,000 civilë mbeten të strehuar përkrah pacientëve dhe mjekëve, sipas zyrës humanitare të OKB-së, OCHA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco