Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Egjipti do të ndihmojë mijëra shtetas të huaj të largohen nga Rripi i Gazës

Egjipti do të ndihmojë mijëra shtetas të huaj të largohen nga Rripi i Gazës

10:40, 02/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit njoftoi se do të ndihmojë në largimin e 7000 shtetasve të huaj nga Rripi i Gazës.

Deri më tani nuk është sqaruar nëse 7000 janë vetëm të huaj apo palestinezë që kanë edhe një pasaportë të dytë. Mbetet gjithashtu e panjohur nëse ka të huaj të tjerë në Gaza që nuk duan të largohen nga enklava palestineze.

Ministria e Jashtme e Egjiptit ka thirrur një takim në Kajro me përfaqësues të ambasadave të huaja për të dhënë informacion mbi dokumentet e nevojshme për të lejuar qytetarët e vendeve të tyre të hyjnë në Egjipt nga enklava palestineze.

Zëvendësministri i Jashtëm Ismail Khairan, duke folur me diplomatët e huaj, tha se Egjipti po përgatitej të “lehtësojë pritjen dhe largimin e shtetasve të huaj nga Gaza përmes kalimit Rafah” dhe shtoi se ata ishin rreth 7,000 banorë nga më shumë se 60 kombësi.

Ministria nuk dha detaje mbi orarin e planit të tërheqjes nga Rripi i Gazës.

Situata humanitare në Rripin e Gazës është përshkruar si e rëndë nga OKB- ja dhe organizatat joqeveritare të vendosura atje pas sulmit të Izraelit si hakmarrje për sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

Të mërkurën, 76 palestinezë të plagosur u evakuuan me ambulanca dhe 335 të huaj dhe shtetas të dyfishtë u evakuuan me autobusë përmes pikës kufitare Rafah, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Mes të huajve janë 31 austriakë, 4 italianë, 5 francezë si dhe gjermanë, numri i të cilëve nuk dihet.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se shtetasit amerikanë ishin larguar gjithashtu nga Gaza, pa specifikuar një numër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco