Grupi militant Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar dronin izraelit mbi Libanin jugor

Grupi militant Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar dronin izraelit mbi Libanin jugor

09:10, 02/11/2023
A+ Aa A-

Grupi militant islamik Hezbollah i mbështetur nga Irani të enjten pretendoi se rrëzoi një dron izraelit mbi Libanin jugor mes shkëmbimeve thuajse të përditshme ndërkufitare të zjarrit që kanë nxitur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Hezbollah pretendoi se e goditi dronin "drejtpërsëdrejti" me një raketë tokë-ajër ndërsa ai fluturonte midis fshatrave kufitare të Al-Malikiyah dhe Hunin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e pranuan lëshimin e raketës së Hezbollahut, por mohuan që të ishin shkaktuar ndonjë dëm në mjetin e saj ajror pa pilot (UAV). Në një deklaratë, IDF tha se "goditi celulën terroriste që gjuajti raketën dhe vendin e lëshimit" në përgjigje.

Një "numër lëshimesh" nga Libani drejt Izraelit verior ra gjithashtu në zona të hapura, shtoi IDF. Artileria e IDF-së “goditi burimin e lëshimeve në përgjigje”, thuhet në deklaratë.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet nga asnjëra palë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco