Kolumbia tërheq ambasadorin nga Izraeli, deri në ndalim të ‘masakrës’ në Gaza

Kolumbia tërheq ambasadorin nga Izraeli, deri në ndalim të ‘masakrës’ në Gaza

18:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kolumbia njoftoi sot se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli për konsultime mbi situatën.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro në njoftimin e tij akuzonte Izraelin se po kryente një  ‘masakër’ të palestinezëve në Gaza teksa po godet kundër grupit Hamas, të cilën vendi i tij nuk mund ta pranojë.

‘Nëse Izraeli nuk ndalon masakrën e popullit palestinez ne nuk mund të qëndrojmë aty,’ shkruante sot Petro në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter.

Në fillim të muajit Kolumbia kishte kërkuar largimin e ambasadorit izraelit nga Bogota, pasi Izraeli kishte njoftuar se po ndalonte eksportet e pajisjeve të sigurisë për vendin amerikano-latin, koment që erdhi pasi Petro kishte krahasuar veprimet e Izraelit në Gaza me gjenocidin e Gjermanisë Naziste ndaj hebrejve në Luftën e Dytë Botërore.

Kili gjithashtu ka tërhequr sot ambasadorin e tyre nga tel Avivi duke cituar si arsye ‘shkeljet e papranueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Izraeli në Rripin e Gazës’, ndersa Bolivia ka ndërprere marrëdhëniet me Izraelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco