Mbreti Charles në Kenia: Nuk ka justifikime për abuzimet koloniale

Mbreti Charles në Kenia: Nuk ka justifikime për abuzimet koloniale

12:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

Nuk ka "asnjë justifikim" për "aktet e neveritshme dhe të pajustifikueshme të dhunës" të kryera nga britanikët gjatë kohërave koloniale në Kenia. 

Kështu tha mbreti Charles III gjatë një darke shtetërore në vendin afrikan, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. 

Gabimet e bëra në Kenia gjatë kolonializmit, shpjegoi Charles, janë shkaku i "dhimbjes më të madhe dhe keqardhjes më të thellë", shtoi monarku.

Mbreti, i cili do të qëndrojë në Kenia për katër ditë, u mirëprit me mbërritjen e tij nga presidenti i vendit afrikan, William Ruto, dhe Zonja e Parë. 

Para vizitës së tij kishte pasur thirrje të shumta nga familjet e viktimave të abuzimit kolonial që Charles të kërkonte një "falje publike të qartë" për atë që kishte ndodhur.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco