Urdhri i Kadyrov për policinë: Asnjë mëshirë për ata që shkaktojnë incidente antisemite

Urdhri i Kadyrov për policinë: Asnjë mëshirë për ata që shkaktojnë incidente antisemite

13:58, 31/10/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov , ka urdhëruar policinë e vendit të tij të qëllojë protestuesit që mund të tentojnë të kryejnë sulme antisemite, (paragjykim ose urrejtje ndaj hebrenjve) si ai që ndodhi në aeroportin e Dagestanit ditët e fundit.

Kadyrov i tha agjencisë ruse të lajmeve "Ria Novosti" se kushdo që mori pjesë në trazirat do të arrestohej dhe burgosej.

Sipas tij, nëse dikush tregon rezistencë për t'u larguar nga vendi ku po zhvillohet një demonstratë ilegale, policia mund të gjuajë në ajër si paralajmërim. “Pas kësaj, nëse personi ende shkel ligjin, gjuaj me plumb në kokë. Ky është urdhri im”, tha Kadyrov.

Putin fajësoi Perëndimin dhe Ukrainën për trazirat në Dagestan

Presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe sigurisë diskutuan të hënën për forcimin e masave për t'u marrë me ndërhyrjet e jashtme pas trazirave të së dielës në Dagestan.

Në një deklaratë në fillim të takimit të djeshëm të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, qeverisë dhe shefave të zbatimit të ligjit, Putin akuzoi Perëndimin dhe Ukrainën për nxitjen e trazirave brenda Rusisë pasi rebelët në republikën kryesisht myslimane të Federatës Ruse të Dagestanit sulmuan një aeroport për të "rrëmbyer" pasagjerë izraelitët  në një fluturim nga Tel Avivi.

Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin dhe elitën në pushtet në SHBA si përgjegjëse për krizën në Lindjen e Mesme dhe tha se Rusia po luftonte me të njëjtat forca në hije në fushat e betejës së Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , u tha gazetarëve se gjatë takimit të djeshëm u diskutua për "forcimin e masave për të kundërshtuar të njëjtën ndërhyrje të jashtme, duke përfshirë manipulimin e jashtëm të informacionit, i cili mund të shkaktojë një incident në vendin tonë, duke shfrytëzuar çështjen e të njëjtës ngjarjet në Lindjen e Mesme”.

Kievi ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjet në Makhachkala, të cilat Peskov tha se Moska po i analizon për të minimizuar rrezikun e një përsëritjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco