Familja ukrainase prej 9 anëtarësh qëllohet për vdekje në gjumë, ngjarja në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia

Familja ukrainase prej 9 anëtarësh qëllohet për vdekje në gjumë, ngjarja në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia

13:19, 31/10/2023
A+ Aa A-

Një familje prej 9 anëtarësh, mes tyre dhe dy fëmijë, u gjetën të vrarë në banesën e tyre në  në qytetin lindor të Ukrainës, Volnovakha, të pushtuar nga Rusia.

Vrasja tyre ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe ka bërë që hetimet të kryhen nga të dy kombet.

Imazhet nga Zyra e Prokurorit të Rajonit të Donetskut të Ukrainës treguan një skenë të tmerrshme vrasjeje, ku shiheshin anëtarët e familjes në shtretër dhe gjaku që kishte larë ambientet.

Ukraina pretendon se familja u vra nga forcat pushtuese ruse pas një debati, ndërsa autoritetet ruse thonë se dy ushtarë rusë janë arrestuar për vrasjet.

Volnovakha është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi 2022 pas pushtimit brutal të Moskës ndaj fqinjit të saj një muaj më parë, shkurt 2022.

Zyra e Prokurorit të Rajonit të Donetskut të Ukrainës tha se burra të armatosur me “uniformë ushtarake kërkuan që familja që jetonte atje të lironte shtëpinë për të akomoduar një njësi të ushtrisë ruse” në fillim të këtij muaji.

Kur pronari i shtëpisë refuzoi, “sulmuesit kërcënuan anëtarët e familjes së tij me dhunë fizike dhe u larguan. Ditë më vonë, personat e armatosur u kthyen dhe qëlluan të nëntë anëtarët e familjes, të cilët tashmë ishin në gjumë në atë kohë. Një hetim paraprak është iniciuar në procedurë penale për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës,” tha zyra e Prokurorit Ukrainas.

Hetuesit rusë thanë se dy ushtarakë u arrestuan të hënën në lidhje me vrasjen e nëntë personave në Volnovakha.

Të dyshuarit e identifikuar janë “ushtarakë rusë nga Lindja e Largët që shërbejnë me kontratë”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Federatës Ruse për të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut.

Hetuesit rusë thanë gjithashtu se vlerësimi fillestar për “motivi i krimit ishte një konflikt për baza shtëpiake”.

Këtë muaj, forcat ukrainase janë përballur me një ofensive të përtërirë ruse në Ukrainën lindore, ndërsa forcat e Moskës godasin zonat e banuara. Ukraina ka urdhëruar gjithashtu evakuime të detyrueshme të civilëve, veçanërisht fëmijëve në zonat afër vijave të frontit në lindje dhe jug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco