Nuk kishte veshur hixhabin, vdes 16-vjeçarja që u dhunua mizorisht nga policia e moralit

Nuk kishte veshur hixhabin, vdes 16-vjeçarja që u dhunua mizorisht nga policia e moralit

15:34, 29/10/2023
A+ Aa A-

Një tjetër rast i ngjashëm me Mahsa Amini në Iran. 16-vjeçarja Armita Geravand, e cila përfundoi në koma 28 ditë më parë, raportohet se ka vdekur.

E reja ka ndërruar jetë nga plagët e marra, pasi u dhunua mizorisht nga një roje i Policisë së Mbikëqyrjes Morale në metronë e Teheranit, sepse nuk kishte vendosur shaminë.

Lajmi për vdekjen e adoleshentës është njoftuar edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, ndërsa rreth një javë më parë u njoftua se e reja ishte shtruar në terapi intensive në spitalin Fajr të kryeqytetit dhe ishte në gjendje kome të pakthyeshme.

Punonjësit e shëndetësisë nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve. Nëna dhe babai i 16-vjeçares dolën para kamerave duke pretenduar se rënia e presionit të gjakut, ndoshta ka ndikuar në sëmundjen që çoi në vdekjen e vajzës së tyre.

Por, aktivistët iranianë thanë se Geravand mund të jetë shtyrë ose sulmuar sepse ajo nuk kishte veshur hixhab, duke bërë që incidenti në metronë e Teheranit të mbetet i shoqëruar me mister.

Një shoqe e vajzës i tha televizionit shtetëror iranian se 16-vjeçarja kishte goditur kokën në platformën e stacionit, por videoja pa audio brenda metrosë tregon diçka krejtësisht tjetër.

Prandaj, një hetim i pavarur u kërkua nga misioni faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara për Iranin, duke përmendur përdorimin e presionit nga teokracia mbi familjet e viktimave dhe rolin e televizionit shtetëror në transmetimin e qindra rrëfimeve të detyruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco