Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

Netanyahu i vendosur: Izraeli do të hyjë në Rafah, me ose pa marrëveshje për pengjet

Netanyahu i vendosur: Izraeli do të hyjë në Rafah, me ose pa marrëveshje për pengjet

14:14, 30/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij do të kryejë një operacion kundër Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht nëse arrihet apo jo një armëpushim dhe lirimi i pengjeve.

“Ideja se ne do ta ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha objektivat e saj është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu.

Izraeli dhe Hamasi po negociojnë një marrëveshje armëpushimi që synon të lirojë pengjet dhe të sjellë pak lehtësi për palestinezët në enklavën e rrethuar.

Por Netanyahu është zotuar të arrijë “fitoren totale” në luftë dhe qeveria e tij ka thënë se do të nisë një ofensivë në Rafah, për të cilën Izraeli thotë se është bastioni i fundit i madh i Hamasit.

Ditët e fundit ishin rritur shpresat se palët mund të lëviznin drejt një marrëveshjeje që do të shmangte një operacion izraelit në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës janë strehuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco