Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bën thirrje për armëpushim humanitar në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bën thirrje për armëpushim humanitar në Gaza

11:49, 28/10/2023
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në favor të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Rezoluta jodetyruese u mbështet nga 120 vende, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa nga 45 që abstenuan, mes tyre ishte edhe Shqipëria.

Ndërkohë Izraeli nuk e pranoi thirrjen e OKB-së për armëpushim në Gaza. Ministrit të Jashtëm, Eli Cohen tha se Izraeli synon të eliminojë Hamasin.

“Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim“, shkroi Cohen në X.

“Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe DEASH-in”, shtoi ai.

Miratuar në takimin e 10-të të Sesionit Special të Emergjencës mbi situatën në Territorin e Pushtuar Palestinez, projekt-rezoluta shpreh “shqetësim të madh” për “përshkallëzimin e fundit të dhunës” që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco