VIDEO/ Momenti kur tanket izraelite hyjnë në Rripin e Gazës

VIDEO/ Momenti kur tanket izraelite hyjnë në Rripin e Gazës

10:55, 28/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e ushtrisë izraelite (IDF) kanë publikuar një video të operacionit tokësor që nisi mbrëmë vonë dhe vazhdoi deri në agim në Rripin e Gazës.

Në pamjet prej 40 sekondash, shihen tanke izraelite të rreshtuar në kufirin verior të Gazës, ndërsa më pas mund të shihen duke lëvizur brenda enklavës dhe duke bombarduar pozicionet e Hamasit. 

Siç u bë e ditur, herët në mëngjesin e së shtunës, tanket izraelite u tërhoqën nga Rripi i Gazës, por sulmet  dhe shkëmbimet e zjarrit vazhduan.

 

 

Sulmet izraelite vazhduan dhe në mëngjes në Rripin e Gazës, por me një intensitet më të vogël, raportuan korrespondentët e AFP në dhe rreth enklavës palestineze.

Nuk ka pasur asnjë numër zyrtar të vdekjeve nga Ministria palestineze e Shëndetësisë deri më tani, por burimet  në zonë i thanë një gazetari të AFP-së se kishin frikë se numri i të vdekurve do të ishte shumë i lartë, pasi bombardimet e ushtrisë izraelite u përshkallëzuan mbrëmë.

Tymi i dendur dhe mjegulla mbuluan pjesën më të madhe të enklavës palestineze, tha një gazetar tjetër, në Ashkelon, në Izraelin jugor, rreth dhjetë kilometra larg.

Orët e gjata të sulmeve, goditjet e pandërprera, bënë që xhamat dhe toka të dridhen në Ashkelon gjatë natës, deri rreth orës 04:00 (me orën lokale)

OBSH ka humbur çdo kontakt me stafin e saj dhe objektet shëndetësore në Rripin e Gazë, pasi kompania palestineze telekomunikacioni njoftoi se shërbimet e telekomunikacionit dhe aksesi në internet u ndërprenë në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve  të pandërprera nga ushtria izraelite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco