Boris Johnson ‘heq dorë’ nga politika, nga sot e tutje do të jetë gazetar

Boris Johnson ‘heq dorë’ nga politika, nga sot e tutje do të jetë gazetar

20:32, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u punësua në GB News, një transmetues i krahut të djathtë dhe do të prezantohet para audiencës në vitin e ardhshëm, njoftoi sot televizioni.

Johnson do të krijojë dhe prezantojë serinë e re "e cila do të shfaqë fuqinë e Britanisë në mbarë botën", sipas GB Neës, raporton Politico.

Transmetuesi tashmë punëson ish politikanin dhe aktivistin e Brexit Nigel Farage dhe një numër deputetësh konservatorë, duke përfshirë Lee Anderson dhe Jacob Rees-Mogg.

Siç raporton Politico, përveç prodhimit të dokumentarëve, Johnson herë pas here do të presë shfaqje të drejtpërdrejta para audiencës.

Që kur dha dorëheqjen si kryeministër, Johnson tashmë është punësuar nga Daily Mail, ku shkruan një kolonë "shuma gjashtëshifrore".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco