Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të lartë të Hamasit

Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të lartë të Hamasit

09:06, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një komandant i lartë i Hamasit, i cili ndihmoi  në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit, u vra.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se avionët luftarakë kishin goditur Shadi Barud, nënkryetarin e krahut të inteligjencës së Hamasit bazuar në “inteligjencën e saktë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Duke publikuar një video të sulmit ajror për të cilin ata pretendonin se e vrau atë, IDF tha se Barud “planifikoi sulmet barbare të 7 tetorit së bashku me Yahya Sinwar” – kreun e Hamasit në Rripin e Gazës.

BBC nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vrasjet në fushën e betejës. Hamasi ende nuk ka komentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco