Të shtëna masive në SHBA, të paktën 16 persona të vrarë

Të shtëna masive në SHBA, të paktën 16 persona të vrarë

17:48, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një person i armatosur hapi zjarr në një bar në Lewiston, Maine, të SHBA-ve, ku mbetën të vrarë të paktën 16 persona. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, pak para orës 19:00 me orën lokale.

Policia është ende në kërkim të autorit të të shtënave masive.

I dyshuari nuk është identifikuar, por një burrë i quajtur “person me interes” – Robert R. Card, 40 vjeç, nga Bowdoin – është në kërkim.

“Card konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm,” tha Policia e Shtetit të Maine në një njoftim. “Nëse e shohin, njerëzit nuk duhet t’i afrohen Card ose të kontaktojnë me të.”

Numri i viktimave mbeti i paqartë nga zyrtarët. Komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck tha të mërkurën vonë se kishte “viktima të shumta”, por nuk specifikoi një numër. Sipas burimeve, numri i njerëzve që besohet se janë vrarë nga të shtënat është 15 deri në 20, dhe deri në 50 persona mund të kenë mbetur të plagosur.

Një automjet që ishte kërkuar pas të shtënave u gjet në Lisbon, një qytet rreth 7 milje në juglindje të Lewiston. Banorëve në Lewiston, Auburn dhe Lisbon iu tha të strehoheshin dhe t’i mbanin dyert të mbyllura të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco