Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës

Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës

08:33, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite në veri të Gazës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite raporton se një sulmi është kryer nga brigada e këmbësorisë “Givati” duke përdorur tanke, të cilat synonin “infrastrukturën terroriste” të Hamasit.

Në videon e operacionit të publikuar nga ushtria izraelite shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi. Një ekskavator nivelon dheun e një argjinature, ndërsa predha të lëshuara nga tanket dhe shpërthime mund të shihen pranë ose mes një vargu shtëpish të shkatërruara.

Postimi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit  vuri në dukje se operacioni i zhvilluar ishte edhe përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, një referencë e mundshme për pushtimin e gjerë tokësor që izraelitët kanë kërcënuar të kryejnë në enklavën palestineze, me qëllim primar zhdukjen e Hamasit.

Të gjithë ushtarët izraelitë tani janë tërhequr nga veriu i Gazës dhe janë kthyer në territorin izraelit.

Operacioni ishte sulmi më i madh i IDF-së në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas stacionit radiofonik të forcave të armatosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco