Izraeli reagon ndaj deklaratës së Erdoganit se “Hamasi nuk është organizatë terroriste”

Izraeli reagon ndaj deklaratës së Erdoganit se “Hamasi nuk është organizatë terroriste”

22:52, 25/10/2023
A+ Aa A-

Izraeli ka reaguar ndaj pohimit të presidentit turk se Hamasi “nuk është një organizatë terroriste”.

Rexhep Tajip Erdogan e bëri këtë koment sot në një fjalim para partisë së tij në parlament, duke thënë se Hamasi ishte një grup çlirimtar që bënte një betejë për të mbrojtur tokën e tij, shkruajnë mediat e huaja.

“Hamasi është një organizatë e neveritshme terroriste, më e keqe se ISIS, e cila vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, merr peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore”.

“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerret që ka parë e gjithë bota dhe faktin e qartë: Hamas = ISIS”, ka thënë Lior Haiat, zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Një reagim ndaj deklaratave të Erdogan ka ardhur edhe nga zëvendëskryeministri i Italisë.

Ai madje i ka cilësuar komentet e liderit turk për Hamasin si “të rënda dhe të neveritshme”.

Presidenti turk Tajip Erdogan tha më herët se grupi militant nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Dhe Matteo Salvini tha se do t’i sugjeronte ministrit të Jashtëm të Italisë që ambasadori turk në vend të thirrej zyrtarisht lidhur me këto komente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco