Parlamenti rus miraton tërheqjen nga traktati global që ndalon testet e armëve bërthamore

Parlamenti rus miraton tërheqjen nga traktati global që ndalon testet e armëve bërthamore

15:39, 25/10/2023
A+ Aa A-

Parlamenti rus ka përfunduar miratimin e një ligji që tërheq ratifikimin nga Moska të traktatit global që ndalon testet e armëve bërthamore, raporton Reuters.

Dhoma e sipërme, Këshilli i Federatës, miratoi ligjin me 156 vota pro sot pasi dhoma e ulët, Duma, e miratoi gjithashtu njëzëri. Tani do t'i shkojë Vladimir Putinit për nënshkrim.

Presidenti rus u kishte kërkuar ligjvënësve që të bëjnë ndryshimin për të "pasqyruar" pozicionin e SHBA-së, e cila nënshkroi, por kurrë nuk ratifikoi traktatin gjithëpërfshirës të ndalimit të testeve bërthamore (CTBT).

Rusia thotë se nuk do të rifillojë testimin bërthamor nëse nuk e bën Uashingtoni, por ekspertët e kontrollit të armëve janë të shqetësuar se Rusia mund të bëjë test që perëndimi do ta perceptonte si një përshkallëzim kërcënues në kontekstin e luftës në Ukrainë. Ukraina ka akuzuar Rusinë për shtimin e “shantazhit bërthamor”.

Megjithëse nuk ka hyrë kurrë zyrtarisht në fuqi, CTBT e ka bërë testimin bërthamor një tabu - asnjë vend përveç Koresë së Veriut nuk ka kryer një provë që përfshin një shpërthim bërthamor këtë shekull.

Ekspertët e kontrollit të armëve thonë se një test nga Rusia ose SHBA-ja mund të shkaktojë një garë të re armësh në një moment tensioni ndërkombëtar, me luftëra të ndezura në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ata thonë se nëse një vend do të testonte, tjetri ndoshta do të bënte të njëjtën gjë, po ashtu edhe të tjerë si Kina, India dhe Pakistani.

CNN publikoi imazhe satelitore muajin e kaluar që tregojnë se Rusia, SHBA dhe Kina kanë ndërtuar objekte të reja në vendet e tyre të testimit bërthamor në vitet e fundit.

Departamenti amerikan i energjisë tha javën e kaluar se kreu një shpërthimi kimik në vendin e testimit bërthamor në Nevada "për të përmirësuar aftësinë e SHBA-së për të zbuluar shpërthime bërthamore me rendiment të ulët në mbarë botën".

Duke folur me ligjvënësit rusë para votimit të së mërkurës, zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, tha se shpërthimi në Nevada ishte "pa dyshim një sinjal politik".

"Siç tha presidenti ynë, ne duhet të jemi në gatishmëri dhe nëse SHBA lëviz drejt fillimit të testeve bërthamore, ne do të duhet të përgjigjemi këtu në të njëjtën mënyrë," shtoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco