Rishi Sunak: Ne nuk pajtohemi me komentin 'vakum' të kreut të OKB

Rishi Sunak: Ne nuk pajtohemi me komentin 'vakum' të kreut të OKB

14:56, 25/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak i hodhi poshtë komentet e bëra nga shefi i OKB-së Antonio Guterres, në të cilat ai tha lidhur me konfliktin Izrael - Gaza se ngjarjet e 7 tetorit nuk ndodhën në një "vakum".

"Natyrisht që ne nuk pajtohemi me atë karakterizim që u bë, - tha një zëdhënës i Sunak. - Ne e kemi të qartë se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmin barbar terrorist të Hamasit, i cili u nxit nga urrejtja dhe ideologjia."

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se ka besim te Guterres, në dritën e komenteve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco