Presidenti i Turqisë e quan Hamasin ‘grup çlirimtar’

Presidenti i Turqisë e quan Hamasin ‘grup çlirimtar’

14:35, 25/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka përshkruar Hamasin si "një grup çlirimtar" që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij, komente që do të shkaktojnë zemërim të thellë në Izrael.

Hamasi - ose në disa raste krahu i tij ushtarak - është cilësuar një grup terrorist nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, si dhe vende të tjera.

Më shumë se 1,400 njerëz u vranë nga sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, kryesisht civilë të vënë në shënjestër në qytezat pranë kufirit të Gazës.

Në një fjalim të zjarrtë në parlamentin e Turqisë, Erdogan tha se po e anulonte planin për të vizituar Izraelin.

Ai tha se i kishte shtrënguar dorën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por se Netanyahu kishte abuzuar me qëllimet e mira të Turqisë.

Të dy udhëheqësit u takuan muajin e kaluar në një samit të OKB-së në Nju Jork - në atë që shihej në atë kohë si një tjetër shenjë domethënëse e përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco