Videoja erotike ‘deep fake’ e Giorgia Melonit, merren nën akuzë babë e bir

Videoja erotike ‘deep fake’ e Giorgia Melonit, merren nën akuzë babë e bir

14:30, 25/10/2023
A+ Aa A-

Mbi 20 milionë klikime në një video porno fake me fytyrën e kryeministres italiane e një dëmshpërblim simbolik prej 100 mijë euro, është ngjarja që ka vënën nën akuzë dy italianë nga Sardegna të akuzuar për deepfake.

Babë e bir të moshës 73 vjeç e 40 vjeç, nga Sassari, Sardegna, kanë publikuar një video fake porno të Kryeministres Italiane Giorgia Meloni që ka pasur rreth 20 milionë klikime.

Video fake është shpërndarë në një portal pornografik amerikan më vitin 2020, vit dhe kur nisën hetimet e Policisë Postale Italiane deri në identifikimin e dy autorëve.

Realizues i kësaj video hard e këtij akti deep fake është 40 vjeçari por që në bashkëpunim me babain e tij kanë punuar për shpërndarjen e këtij materiali. Babai është pronari i linjës telefonike të internetit nga ku është dërguar kjo video me mbi 20 milionë shikues nga e gjithë bota e që ka qëndruar online për disa muaj.

 Për të modifikuar fytyrën e Giorgia Meloni, autori i videos ka përdorur një program të inteligjencës artificiale.

Dy personat do të dalin para trupit gjykues më mars të2024 e avokatët e Kryeministres Meloni kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë euro që do të shkojë në shërbim të fondit kombëtar të Ministrisë së Brendshme Italiane në ndihmë të grave viktima të akteve të tilla. 

"Është një shumë simbolike për të ndihmuar gratë viktimë të fenomeneve të tilla e që të shtyhen për të denoncuar e mos tremben nga turpi o kërcënimi."

73 vjeçari do të dal para trupit gjykues të Gjykatës së Sassarit më 25 korrik e ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa autori i vërtetë i kësaj video do të gjykohet rregullisht e seanca e parë gjyqësore kundër tij do të nis më 19 mars 2024./Alba Kepi, ora news/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco