Mbretëresha Rania e Jordanisë akuzon Perëndimin për standard të dyfishtë të dukshëm

Mbretëresha Rania e Jordanisë akuzon Perëndimin për standard të dyfishtë të dukshëm

14:05, 25/10/2023
A+ Aa A-

Mbretëresha Rania e Jordanisë ka akuzuar liderët perëndimorë për një "standard të dyfishtë të dukshëm" ndërsa numri i civilëve të vrarë rritet në Gazën e rrethuar.

Duke folur për Christiane Amanpour të CNN në një intervistë ekskluzive, Rania tha:

“Njerëzit në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Jordaninë, jemi të tronditur dhe të zhgënjyer nga reagimi i botës ndaj kësaj katastrofe që po shpaloset. Në dy javët e fundit, ne kemi parë një standard të dyfishtë të dukshëm në botë.”

“Kur ndodhi 7 tetori, bota menjëherë dhe pa mëdyshje qëndroi pranë Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten dhe dënoi sulmin që ndodhi… por ajo që po shohim në dy javët e fundit është heshtja” tha ajo për CNN.

“Kjo është hera e parë në historinë moderne që ka vuajtje të tilla njerëzore dhe bota as që po bën thirrje për një armëpushim”, shtoi mbretëresha Rania. “Pra, heshtja është shurdhuese – dhe për shumë në rajonin tonë, ajo e bën botën perëndimore bashkëfajtore.”

 

“A na thuhet se është e gabuar të vrasësh një familje, një familje të tërë, me armë, por është në rregull t'i bombardosh për vdekje? Dua të them, këtu ka një standard të dyfishtë të dukshëm”, tha ajo. “Është thjesht tronditëse për botën arabe”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco